KryesoreOpinion/Aktualitet

Histori e vjetër me matrapazë të rinj, që pretendojnë të imponohen me arrogancë në diplomaci dhe terrorizëm në terren

Nga Erald Korra

Mbas marrëveshjes me Vuçiçin siç pritej vjen dhe shqetësimi i Makronit për “lëvizjet e njëanshme të Kosovës”. Terrorizmi serb në Banjskë ndaj sovranitetit të Kosovës i duket i tolerueshëm meqë akoma nuk e ka përmendur, kjo do të thotë që Macron nuk e ka më problem të duket asnjëanësh.

Nuk deklarohet më si burrë shteti por haptazi nga ana e Serbisë.

Tashmë luhet me letra të hapura mbi tryezë.

Macron është i ndërgjegjshëm që sillet si matrapaz me nocione historie paçka padrejtësie, prandaj “njëanshmëria e lëvizjeve të Kosovës” e bezdis.

E bezdis si përfaqësues i një ish-perandorie dhe si superfuqi ekonomike, ndihet i sfiduar nga një shtet sovran dhe nga shqiptarët e Kosovës, që si popull autokton, ndihet superfuqi në dinjitet ku flitet për tokën e të parëve.

Kështu, sot jemi dëshmitarë që shovinizmi i një fuqie rajonale me ambicie imperialiste ndaj fqinjve përreth, thyen hundët para VENDOSMËRISË për VETËVENDOSJE në Kosovë, dhe mbas dështimeve në veri të Kosovës shkon dhe blen haraç tek imperialisti superfuqi botërore.

Lexo më shumë  VOA: Shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve në Shqipëri

Të ngjashmit koalizohen për të thyer sërisht si një herë të pabindurin edhe se në të drejtën e vet.

Duan të ripërsërisin anti-historinë duke ndërprerë rrjedhën e historisë të Kosovës sovrane si tërësi-shtet me pazare të ulta në emër të paqes dhe me anë të antivlerave si grabitqar.

Histori e vjetër me matrapaz të rinj, që pretendojnë të imponohen me arrogancë në diplomaci dhe terrorizëm në terren.

Të paktën tani po kuptohen shumë gjëra.

Po kuptohet kush ishin profetët e vërtetë të dialogut.

Po kuptohet ku e gjente sigurinë e njëanshmërisë në dialog një i paaftë si Borrelli. Po kuptohet gjithashtu qasja jo-parimore e prekshme si skuth e Lajçakut, nga kush duhet t’a udhëhiqte dialogun jo-dialog të dështuar pa filluar ende.

Po kuptojmë që dështimi i dialogut nuk paska qenë rastësi, por fundi i merituar i një fillimi vetëflijuar i shitur si dialog parimor i bazuar në antivlera pazaresh.

Dialogu që në djep paska qenë monolog.

Ose më mirë, dialog midis gjithë matrapazëve që anonin bashkë me njërën palë.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Palo pazarxhinjsh që tashmë i njohim edhe shifrën.

3 miliard.

Mbas Berlusconit, Trumpit, Sarkozyisë Perëndimit i mungonte një batakçi me fytyrë të pastër si ajo e Macronit.

Por si njeri i financës ai duhet të ketë parasysh një koncept.

Në botën e financës koncepti i të “madhit” ose i të “voglit” janë relativ, ai që vlen është koncepti i të qenurit “solid”.

Shqiptarët me Serbinë luftën e mbaruan 25 vjet përpara, kurse e fituan ditën 7 mars të 1998 kur Adem Jashari i dha një leksion “pabindurie” të shembullt armikut shumë herë më të madh në numër.

Unitetin e Kosovës, dhe përgjigjen ndaj jush dhe të njëjtit lloj nga i cili anoni, do ta shihni me 9 shkurtin e ardhshëm. Populli në Kosovë nuk do harrojë “qortimet” tuaja, nuk do qaset sikur po ikën në qendër të votimit, por si në llogore.

Koha së shpejti do t’a tregojë kujt i përket.

E sigurt nuk do mjaftojë qoka e 12 Rafalë-ve.

Rruga Press

YouTube player