KryesoreLajme

Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Para disa ditësh është ndaluar djali i oligarkut Samir Mane për thyerje të rregullave të qarkullimit. Si pasojë e presionit dyshohet se ky polic ka tentuar vetëvrasjen.

Ngjarja në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe sipas burimeve polici A.S ndodhet në gjendje të rëndë.

Në momentin që është hedhur nga pallati 11 katësh, ai ka mbetur te kabllot e internetit dhe më pas është përplasur.

Lexo më shumë  Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi: Sapo u ngarkuam si komision nga kryetarja Haxhiu për shqyrtimin e amandamenteve për president nga populli

Njoftimi i policisë:

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarje të tilla në Shqipëri vënë në pah se oligarkia ulet këmbëkryq dhe kuvendon mbi ligjin. Si pasojë e kësaj qytetarët do të protestojnë përpara Ministrisë së Brendshme në orën 17:00 ditën e hënë.

Lexo më shumë  President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani

Rruga Press

YouTube player