Hidhet gaz lotsjellës brenda selisë së PD
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në protestën e PD.
Është hedhur gaz lotsjellës ndaj militantëve të kësaj partie.
Në atë moment, prezent në shkallët e selisë ka qenë edhe ish kryeministri, Sali Berisha.
Ai ka deklaruar se hedhja e gazit është një akt kriminal.
“Në një akt kriminal kanë hedhur gaz ndaj protestueve paqësor. Gazi është i Edi Ramës, është akt provokimi.
Demokratët po hapin dyert e shtëpisë së tyre, kjo është vetëm paqësore!”, tha Berisha.
Rruga Press