Bota

Hetuesit boshnjakë kërkojnë 20 fëmijë viktima lufte në Nevesinje

Hetuesit në Nevesinje, një qytet në rajonin e Hercegovinës të vendit, po kërkojnë ende 20 fëmijë që u zhdukën gjatë luftës së viteve 1992-1995, më i vogli prej të cilëve ishte vetëm shtatë ditësh dhe nuk kishte emër.

Sanja Mulaç, një hetuese në zyrën e Mostarit të Institutit Boshnjak për Personat e Zhdukur, tha për BIRN se ndihet e indinjuar që trupat e 20 fëmijëve të zhdukur gjatë luftës në zonën e Nevesinjes janë ende duke u kërkuar, më shumë se 25 vjet pas përfundimit të konfliktit.

Mulaç tha se fëmijët viktima, trupat e të cilëve besohet se janë fshehur në varre masive përfshinin një foshnjë shtatë ditëshe, e cila nuk kishte as emër.

Ajo tha se problemi më i madh me të cilin përballet Instituti për Personat e Zhdukur është mungesa e informacionit solid për varret dhe vendndodhjet.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Në institut vijnë çdo ditë informacione, por ka gjithnjë e më pak nga ato që vërtet rezultojnë të jenë të sakta”, shpjegoi ajo.

Gjithsej 1,772 persona u zhdukën në zonën e Hercegovinës gjatë luftës. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar 1,202 prej tyre dhe 570 viktima janë ende të zhdukur.

Ndërkohë morgu i varrezave të qytetit Sutina në Mostar përmban eshtrat e 126 viktimave të paidentifikuara.

Instituti për Personat e Zhdukur ka pasur disa suksese në zonën e Hercegovinës, shpjegoi Mulaç. “Ne gjetëm mbetjet mortore të disa banorëve nga Zulja në gropën e Lipovacës dhe 19 prej tyre janë identifikuar”, tha ajo. Tani shpresohet se do të gjendet një varr masiv dytësor me më shumë mbetje mortore.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Sipas Institutit për Personat e Zhdukur, janë 72 mbetje mortore në urnën në Nevesinje.

Mulaç tha se një zhvarrim ka filluar në fshatin Zijemlje afër Mostarit kohët e fundit, por u ndërpre për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe do të rifillojë në pranverën e vitit 2022.

Më 16 dhjetor, oficerët e policisë së Agjencisë Shtetërore për Investigim dhe Mbrojtje arrestuan tetë persona të dyshuar për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve në Zijemlje.

Viktimat përfshinin dhjetëra gra, të moshuar dhe fëmijë, mes të cilëve foshnja dhe fëmijë të vegjël nga 15 ditësh deri në dy vjeç.

Gjithsej 7,600 persona të zhdukur gjatë luftës nuk janë gjetur ende në Bosnjë dhe Hercegovinë në tërësi./balkaninsight/

Rruga press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *