Bota

Hetimi ndaj ish-presidentit, dyshohet se Trump fshehu dokumente gjatë bastisjes së FBI

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, mund të ketë fshehur dokumente me sekrete shtetërore gjatë bastisjes së FBI në pronën e tij në qershor. Dyshimin e kanë bërë të ditur disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë. Në një dosje gjyqësore, departamenti tha se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin federal”. Deklarata është në përgjigje të padisë së Trumpit kundër një avokati “neutral”, i njohur ndryshe dhe si “Mjeshtri Special”, për të mbikëqyrur një pjesë të çështjes në vazhdim.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Trumpi ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se materialet ishin deklasifikuar.

Në dosjen e publikuar së fundmi, Departamenti i Drejtësisë dha panoramën më të qartë deri më tani të përpjekjeve për të rimarrë dokumentet që përmbajnë sekrete shtetërore nga ish-presidenti.

Deri më tani janë kryer 3 kontrolle në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago, ku i fundit u krye nga FBI më 8 gusht. Autoritetet amerikane po hetojnë nëse Trumpi, në kundërshtim me ligjet, mori të dhëna sekrete nga Shtëpia e Bardhë pasi la detyrën në janar të vitit 2021.

Lexo më shumë  Ukraina reformon mobilizimin për luftë, synon t’i rekrutojë të rinjtë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *