Hetimet për mbetjet toksike/ Rrjeti i Bazelit kritika Prokurorisë së Durrësit: E papranueshme! Nuk ka transparencë
Disa janë pasi anija “Moliva” me 102 kontejnerë të dyshuara me mbetje toksike u rikthye në Shqipëri, Rrjeti i Aksionit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen siç duhet.
‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ thotë se mungon transparenca dhe ka një bllokim të hetimeve nga ky organ i hetimit, që ka vënë nën sekuestro kontejnerët dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për ecurinë e hetimeve.
Kritikat ndaj Prokurorisë së Durrësit u ngritën pasi refuzoi të pranonte kryerjen e analizave për mbetjet nga laboratorë të pavarur europianë, si dhe nuk pranoi dëshminë dhe provat e ofruara nga BAN për rastin.
Rruga Press