KryesoreLajme

Hetime për shpërthimin pranë Ujmanit, gjenden tri radiolidhje në një shtëpi

Gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Ujmanit, Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin-Potokut, ku ka identifikuar dhe intervistuar një person.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se gjatë bastisjes mes të tjerash është gjetur një veturë dhe tri radiolidhje që janë sekuestruar.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Hetimet për këtë rast ja“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin e shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin-Potokut. Gjatë bastisjes, Policia ka hasur dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa Policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Rruga Press

YouTube player