Bota

Heroinë e vërtetë, kjo është mësuesja që dha jetën për të shpëtuar fëmijët në sulmin e tmerrshëm të Teksasit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku 18-vjeçari Salvador Ramos, është futur në një shkollë fillore në Teksas dhe ka varë 19 nxënës dhe 2 mësuese.

Njëra prej tyre, është identifikuar si Eva Mireles.

Siç raporton New York Times, Eva është vrarë teksa tentonte të mbronte fëmijët nga vrasësi.

Lexo më shumë  BE-ja shton mbështetjen për Kievin në nëntë fusha

Gazetarët amerikanë kanë arritur të bisedojnë me tezen e saj, Lydia Delgado. Sipas saj, Eva prej 17 vitesh punonte si mësuese dhe ishte në të 40-at.
Delgado theksoi se Eva ishte shumë e mirë me të gjithë, dhe se vazhdimisht e thoshte publikisht se ndihet krenare që jep mësim në shkollën, ku nxënësit ishin kryesisht latino-amerikanë.

“Mbesa ime humbi jetën në këtë tragjedi, edhe sa do të zgjasë kjo? Nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë këtu, tani duhet të lutemi për të gjithë, për fëmijët, familjet dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  NATO diskuton planin për të financuar Ukrainën me 40 miliardë euro në vit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *