Bota

“Heroi i vogël”, 11 vjeçari udhëtoi i vetëm nga Ukraina për në Sllovaki për ti shpëtuar luftës

Lufta në Ukrainë ka sjellë pamje prekëse nga largimi qytetarëve për të shpëtuar nga bombardimet ruse.

Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një 11 vjeçar pasi ka udhëtuar 1200 km ka arritur në Sllovaki për të qenë më i sigurtë, nga Ukraina lindore. I mituri me vetëm dy çanta të vogla në krahë, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij, pasi vogëlushit iu desh që të largohej i vetëm nga banesa e tij në Zaporizhzhia sepse nëna e tij nuk mund të linte nënën e saj të moshuar.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Ajo e hipi në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, u ndihmua nga doganierët. Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte fituar të gjithë me buzëqeshjen e tij.

Djali mbërriti në kufi me një qese plastike, një çantë shpine të vogël të kuqe dhe pasaportën e tij. Ai u pranua nga vullnetarë të cilët i dhanë ushqim dhe pije ndërsa zyrtarët e kufirit ranë në kontakt me të afërmit në kryeqytetin sllovak Bratislavë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Nëna e tij, në një video të postuar nga policia sllovake, falënderoi të gjithë për kujdesin për djalin e saj dhe shpjegoi pse ai kishte udhëtuar në të gjithë vendin kur ishte nën kontrollin e një pushtimi rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *