Lajme

“Heroi” i Kombëtares, ja vendi ku u rrit 20-vjeçari Armando Broja, flasin të afërmit

Në këtë fushë të vogël në banesën e babait në Malësinë e Madhe Armando Broja tregoi dashurinë për futbollin që në moshë të hershme.

Kjo portë qëndron prej më shumë se 10 vitesh në këtë oborr ku ylli i kombëtares shqiptare shënoi golat e parë në fëmijërinë e tij. Edhe pse lindi në Angli, Armando thuajse çdo vit ka ardhur në fshatin e babait në Kamicë duke takuar kushërinjtë e bashkëfshatarët. Festim Broja dhe Sokol Broja janë dy kushërinj të tij dhe një bashkëfshatar Idriz Kurtulaj që tregojnë marrëdhëniet e mira me familjen e Armandos, heroi që i dha Shqipërisë fitoren me Hungarinë dhe se si për arsye ekonomike emigruan prej mëse 20 vitesh.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Festim Broja disa herë ka shkuar në Angli duke u takuar me Armando dhe familjen e tij ndërsa kanë ndarë shumë momente sëbashku duke ruajtur afrimitetin mes kushërinjsh. Festimi thotë se prej 10 vitesh talenti i kombëtares shqiptare stërvitet intesivisht me sportin e futbollit dhe rrëfen se si nëna e tij Blerina ka sakrifikuar duke shoqëruar kudo në stërvitje e ndeshje djalin e saj Armandon.

YouTube player

Golin e shënuar ndaj Hungarisë dhe fitoren që Broja i dha kombëtares kuqezi e përjetuan me një emocion të madh. Ahmet Musiqaj, nip në fshatin e Kamicës tregon një fakt interesant se si babai i Armandos, Xhevahir Broja ka investuar para për të rikonstruktuar varrezat e gjithë fshatit Kamicë. Në fshatin Kamicë nga ku rrjedh sulmuesi kuqezi Broja krenaria për suksesin e Armandos është e pafundme.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Armando Broja nuk ka nevojë për ftesë që të rikthehet në fshatin e tij në Kamicë ashtu siç ka bërë gjithmonë në fëmijëri dhe gjatë adoleshencës. Të gjithë në fshat janë të sigurt se nuk do ta harrojë fshatin e familjes së tij. I gjithë fshati Kamicë por edhe Malësia e Madhe do të jenë tifozë të përjetshëm të Armando Brojës kudo që të jetë ai ndërsa i urojnë sa më shumë suksese në karrierën e tij që sapo ka nisur në nivelet e larta të futbollit. Për malësorët Broja do jetë gjithmonë një hero!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *