KryesoreLajme

Helmimi në Krujë, Manastirliu:Eviton pyetjet për ujësjellësin

Helmimi në Krujë, Braho-mjekëve: Pse nuk u njoftuan menjëherë? Manastirliu: Kam folur me mjekët për gjendjen e tyre. Është situatë e qetë. Nuk ka komplikacione. 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Gjithashtu kanë marrë edhe shërbimin sipas protokollit. Janë paraqitur 60 qytetarë edhe sot. Janë nisur për në shtëpi sepse nuk kanë qenë në gjendje të rënduar. Të tjerë po marrin shërbim në pavion, ka adoleshentë dhe të mitur. Sa i përket hetimit, që në momentin e parë që jemi njohur me ngjarjen po kryejmë hetime. Janë duke investiguar në pista. Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve. Hetimi po bëhet në të gjitha aspektet. Po pyeten se çfarë kanë konsumuar. Do të kemi dhe një rezultat nga 24-72 orë nga tani. Do të kemi dhe një raport të detajuar.  Ka trend në ulje të rasteve të shtruara. Kemi ujë në spital sepse operojmë me kazanë dhe janë të verifikuar. Të gjitha masat do të merren dhe do të raportojmë në kohën e duhur. E rëndësishme është që po marrin kujdes mjekësor.

Lexo më shumë  Moldavia: Rusia shkeli hapësirën ajrore

Pyetje: Po ujësjellësi u përurua gjatë fushatës…

Manastirliu: Edhe këtu do e fusni fushatën elektorale po hajde.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *