Lajme

Helikopterët e BE përmbyllin misionin për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Është përmbyllur sot misioni për shuarjen e zjarreve në vendin tonë, përmes mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi falënderoi ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, si dhe ekipin holandez dhe çek për ndihëm e dhënë dhe për mbylljen me sukses të këtyre operacioneve.

“Përmes organizmave të BE kemi bërë të mundur që në një kohë shumë të shpejt të sigurojmë një mbështetje solidare nga dy shtete anëtare të BE, shtete mike si Holanda dhe Çekia, ndaj unë dua ta falënderoj edhe ambasadorin e Holandës dhe përfaqësuesit e ambasadës së Çekisë. Jemi thellësisht të prekur për solidaritetin e treguar në momentin kritik të kësaj stine shume të nxehtë e të jashtëzakonshme. U bëmë të gjithë bashkë institucionet në nivel vendor dhe qendror, por edhe vendet partnere mike për ta përballuar me sukses”, tha Peleshi.

Lexo më shumë  Kandidati për deputet, Ejup Maqedonci viziton aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në Drenas

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca gjeti rastin të falenderojë shqiptar për solidaritetin që tregoi me pritjen e 120 trupave të parë afganë që mbërriten në Shqipëri.

“Kjo është ajo që ne quajmë skuadra e Evropës dhe është ajo që bën të gjitha përpjekjet për të ndihmuar të gjithë partnerët e ngushtë. Me sa kuptuam edhe nga ministri i Mbrojtjes ndihma e dhënë nga këto ekipe ka qenë thelbësore, në këtë verë të vështirë me zjarre në pyje. BE dhe shtetet evropiane edhe njëherë kanë dëshmuar solidaritetin e tyre me Shqipërinë. Tani jemi në Aeroportin e Rinasit, ku pak orë më parë kanë zbritur 120 refugjatët e parë afganë, do të doja gjithashtu të përshëndesja Shqipërinë për solidaritetin e treguar”, tha Soreca

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

Edhe ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, falenderoi Bashkimin Evropian për vendimin e shpejtë që mori për të ndërhyrë si dhe trupat shqiptare për punën e tyre në luftën me zjarret dhe bashkëpunimin shumë të mirë.

Helikopterët holandezë dhe ai çek, që prej datës 6 gusht iu bashkuan përpjekjeve të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve të tjera lokale për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *