HEC-et, banorët fitojnë betejën ligjore. Administrativja shfuqizon vendimet per lejet në Fan të Mirditës
Pavarësisht se Hidrocerntrali në Fan të Mirditës është ndërtuar në në masën 50 %, së fundmi gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur vendimet e lejeve të këtyre HEC-eve. Kanë qenë banorët e fshatrave atje që kishin denoncuar në organet e drejtësisë ndërtimin e këtyre HEC-eve, ndërsa ata e fituan betejen ligjore. Vendimi erdhi pas kundërshtisë disa vjeçare të banorëve.
Pas një beteje të gjatë ligjore, Gjykata Administrative në Tiranë, shfuqizoi vendimet e miratuara nga institucionet vendore dhe qëndrore, për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe 1 fabrike ujit në zonen e Fanit në Mirditë.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Gentian Hamiti, duke ju dhënë të drejtë banoreve të tre fshatrave Thirrë, Hebe dhe Sang që ndodhen në dy shpatet e rrugës së kombit pranë Tunelit të Kalimashit, të cilët kundërshtonin këto projekti që sipas tyre shkatërrojnë 3 burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone.
Pas shumë seancash gjyqësore, ku u shqyrtua i gjithë dokumentacioni dhe pretendimet e paleve, gjykata doli në konkluzionin se këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke i quajtur të pavlefshme.
Lejet për ndërtimin e HEC-eve dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës JANW dhënë me 20 qershor 2018.
Pavarësisht rezistencës së banoreve përmes protestve dhe përplasjeve, deri tani janë kryer gati 50% punimeve. Ndërkohë Prej vitit 2002 qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, pjesa më e madhe të cilave janë ndërtuar e të tjera janë në proçes.
Rruga Press