KryesoreLajme

Haxhiu thotë se me Ligjin për KPK-në do të eliminohen grupet klanore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nëpërmjet votimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) do të mundësohet riorganizimi i këtij institucioni, duke përmendur eliminimin e koorporatizmit dhe të grupeve klanore në Këshill.

Haxhiu ka thënë se tash do të ketë rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizimit në sistem.

Lexo më shumë  Ambasadorët e BE-së miratojnë detajet e kredisë 90 miliardë euro për Ukrainën

“Pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial – me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem”, është shprehur ministrja Haxhiu, duke thënë se ndryshimet në lexim të dytë në Kuvend u bënë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Haxhiu është shprehur se mbetet e përkushtuar në rrugën reformuese “për një sistem llogaridhënës e profesional”.

“Mbetemi të përkushtuar e të angazhuar në rrugën tonë reformuese, për një sistem llogaridhënës e profesional, të besueshëm dhe të pandikueshëm, e të qasshëm për të gjithë qytetarët”, ka shtuar ajo.

YouTube player