Haxhiu takon përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës. Flasin për problemet me të cilët përballen shqiptarët në Luginë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu priti në takim deputetin shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberin dhe Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin, së bashku me një delegacion nga Lugina.
Në takim biseduan për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës për Luginën në fusha të ndryshme, si arsimi, kultura dhe institucionet, përfshirë edhe përkrahjen për studentët dhe specializantët.
Po ashtu, u diskutua thellimi i bashkëpunimit dhe roli i Kuvendit në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.
“Çështjet si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i fondeve vazhdojnë të mbeten shqetësime serioze”, tha kryetarja Albulena Haxhiu.
“U dakorduam që të vazhdojmë angazhimin institucional për të adresuar këto sfida dhe për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë”, tha në fund Haxhiu.
Rruga Press

