Haxhiu takon Giaufret, flasin për prioritetet institucionale
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Ballkanin Perëndimor (EEAS), Emanuele Giaufret.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e vazhdimit të reformave.
Sipas njoftimit të Kuvendit, Kryetarja Haxhiu e njoftoi z. Giaufret për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, marrëveshjet e ratifikuara, përfshirë Planin e Rritjes, si dhe për prioritetet institucionale.
“Në takim, Kryetarja Haxhiu theksoi gjithashtu aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, seriozitetin dhe përkushtimin institucional, si dhe mbështetjen që nevojitet nga partnerët në BE në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Rruga Press

