KryesoreLajme

Haxhiu priti në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, biseduan për reformën në drejtësi

Me ftesë të Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, drejtuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nga Zyra e BE-së, Ambasada amerikane në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja, kanë marrë pjesë në takimin e mbajtur sot me 14 nëntor në Ministrinë e Drejtësisë.

Në takim është diskutuar për reformën në drejtësi, për veprimet e mëtutjeshme lidhur me paketën ligjore, gjashtë  projektaktet normative të cilat rrjedhin nga deklarata e përbashkët e zotimeve.

Lexo më shumë  Kurti në Prizren: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike

Ministrja Haxhiu fillimisht falënderoi të gjithë aktërët për kontributin e tyre në finalizimin e paketës së tillë ligjore dhe gjithashtu, theksoi rëndësinë e procedimit tutje, si hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësi.

Në takim mes tjerash, gjithashtu është diskutuar për rëndësinë dhe mundësinë e konsultimit të paketës ligjore me Komisionin e Venecies, marrë parasysh edhe rekomandimet e raportit për vendin.

E tërë kjo po bëhet në mënyrë që paketa ligjore të jetë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kosova investon në konkurrueshmëri dhe konektivitet me mbështetjen e Bankës Botërore

Rruga Press

YouTube player