Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ekipi i Insitutit të Mjekësisë ligjorë është në vendin e ngjarjes në Gllogjan, ku mbrëmjen e së premtes një autobus që po bartte nxënës është sulmuar me armë zjarri, që si pasojë tre persona humbën jetën.
Haxhiu ka thënë se rasti duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësinë.
“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Haxhiu në Facebook.
Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.
Rruga Press