KryesoreLajme

Haxhiu për rastin e Atilla Kardesh: Dhuna nuk mund të normalizohet dhe assesi të përdoret për spektakël televiziv

Hyrja në formatin televiziv e Atilla Kardesh, i akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi ka nxitur reagime të shumta, ku edhe u kërkua nga Klan Kosova, që të largonte banorin e akuzuar për dhunë në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth kësaj teme në tryezën ku temë diskutimi është “Thyerja e ciklit të dhunës”.

“Më lejoni të ju falënderoj për solidaritetin dhe aktivizimin që keni pas sidomos gjatë këtyre ditëve me një rast të fundit, ku një televizion tenton që të normalizojë dhunën, të minimizojë atë, siç ishte rasti i fundit për të cilin të gjithë jemi dëshmitarë. Mendoj që kur kemi raste të tilla kur dikush tenton të minimizojë dhunën dhe normalizojë dhunën, përbashkimi jonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj jam shumë optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku nuk tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje. Besoj që kjo është përgjigje për secilin dhunues. Ne pajtohemi që dhunuesit mund të rehabilitohen, por kjo nuk mund të ndodhë në një format të tillë”, tha Haxhiu.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Franca zotohen për bashkëpunim më të ngushtë pas fitores së Trumpit

Atilla Kardesh kohë më parë ishte akuzuar për dhunë në familje, ndërsa ish bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi, në media kishte publikuar disa dëshmi, se si ajo ishte sulmuar fizikisht.

Kardesh para dy ditësh ka hyrë si banor në Big Brother Vip Kosova, duke thënë se do ta tregojë realitetin mbi pretendimet e bëra nga ish-bashkëshortja e tij.

Lexo më shumë  Kos: Nuk do t’i ndjekim tendencat për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë

Ai u largua nga ky format pas shumë reagimeve që u bënë.

Rruga Press

YouTube player