KryesoreLajme

Haxhiu pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Dikujt po i pengon puna e Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dikujt po i pengon puna e Qeverisë për reformën në drejtësi. Këto deklarata ajo i bëri të martën pasi përfundoi intervistimin më shumë se dy orë në Prokurorinë Speciale për deklaratat rreth Faton Hajrizit.

Ministrja Haxhiu u intervistua për ditën e dytë me radhë nga Prokuroria Speciale pasi pati pretenduar ditë më parë se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës – e mes të arratisurve ishte edhe Faton Hajrizi – janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

Lexo më shumë  “Corriere”: Çmimet e çmendura të jugut shqiptar dhe ç’po ndodh me turistët

Sipas Haxhiut, shkrimi i ditëve më parë në Facebook është diçka që ajo thotë se e ka thënë edhe më herët.

“Siç e dini me urdhër të Prokurorisë Speciale, dje dhe sot jam intervistuar në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që nuk e kam thënë për herë të parë, që ndërlidhet me përpjekjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve për takime, për favore… me ç’rast ne si Qeveri nuk funksionojmë si në të kaluarën, por që e kemi obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat ju tashmë e dini se po punojmë në vazhdimësi dhe duket se dikujt po i pengon. Siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizuar policinë për të më kërkuar intervistim”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetar

Haxhiu ka deklaruar se Prokuroria më shumë po rri në profilin e saj në Facebook sesa po kryen përgjegjësitë e veta ligjore.

Rruga Press

YouTube player