Lajme

Haxhiu: Nuk është koha për inate e lojëra politike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të bëjë gjithçka është e mundur që të mos shkohet në zgjedhje, duke shtuar se nuk është koha që të bëhen lojëra politike dhe të mbahen inate.

Megjithatë, ka deklaruar se është e rëndësishme të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Siç e dini afatin që gjykata e ka dhënë me masën e përkohshme është 31 marsi. Uroj që sa më parë të kemi një vendim në raport me dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që ky vendim të del natyrisht që është e rëndësishme që ta shohim atë, ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë. Unë, si kryetare e Kuvendit do të bëjë gjithçka çka është në dorën time dhe në përgjegjësitë e mia si kryetare e Kuvendit që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo në një prononcim për media pas konferencës hapëse të Javës së Gruas.

Lexo më shumë  Hakmarrje për misrin serb kancerogjen - Serbia bllokon kamionët me fruta-perime nga Shqipëria

Sipas saj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjendet një rrugë e përbashkët, të përfarohen qëndrimet dhe të kihet konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit.

“Sa unë kam parë qëndrimet, edhe të VV-së edhe të shpalosura gjatë kësaj kohe me ftesat që kryeministri Kurti i ka bërë edhe kryetarëve të partive opozitare është një shprehje e interesit, është një shprehje e vullnetit prandaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistojë nga të gjitha palët. Është e rëndësishme se kemi shumë punë për të bërë. Nuk mendoj që është koha që të bëhen lojëra politike apo të kemi inate me njëri-tjetrin prandaj, uroj që sapo të dalë vendimi i gjykatës që ta shohim. Se ne nuk mund ta dimë se cili do të jetë vendimi i gjykatës por është e rëndësishme që ta kemi të qartë rrugën përpara”, ka thënë Haxhiu.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Rruga Press

YouTube player