Lajme

Haxhiu: Nënshkruhet kontrata për hallkat elektronike, dhunuesit do të monitorohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratën, e cila mundëson posedimin e hallkave elektronike.

“Hallkat elektronike po bëhen .Me 1 korrik 2015, pra para 9 vitesh, kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike por asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte. Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruaj kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikqyrjen Elektronike”, tha ajo.

Lexo më shumë  Maqedonci dhe Kusari hedhin hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes

Sipas Haxhiut, tashmë vajzat dhe gratë viktima të dhunës do të jenë më të sigurta.

“Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurtë. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre”, tha ajo.

Lexo më shumë  Sa herë që Aleksandar Vuçiqi është i izoluar, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)
YouTube player