Haxhiu: Ne gratë dhe vajzat kërkojmë barazi, nuk kërkojmë favore e as përparësi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në fjalimin e saj të mbajtur në tubimin elektoral nga subjekti politik i Lëvizjes Vetëvendosje, kushtuar vajzave dhe grave.
Ministrja Haxhiu, në këtë tubim elektoral ka thënë se ne si gra dhe vajza të Republikës së Kosovës, kërkojmë barazi dhe jo favore e përparësi.
“ Ne nuk kërkojmë favore, as përparësi ne gratë dhe vajzat e Republikës së Kosovës kërkojmë barazi. Ne kërkojmë që puna jonë të vlerësohet që zëri ynë të dëgjohet, që vendimet të mos merren pa vajzat dhe gratë. Gratë sot janë të pranishme kudo duke e dhënë kontributin e tyre të çmuar”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Haxhiu, tutje ka shtuar se ende në vendin tonë ekzistojnë diskriminimet dhe mungesa e barazisë reale ndaj grave, por sipas saj kjo gjë do të ndryshohet me votë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“ Jemi të vetëdijshëm që ka endë barriera që na pengojnë të anavcojmë. Ka ende diskriminim, paragjykime dhe mungesë të barazisë reale. Kjo është ajo qe ne do ta ndryshojmë me vendosmërinë tonë dhe me votën tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Haxhiu.
Rruga Press