Haxhiu në Dardanë: Qytetarët nuk do t’i harrojnë politikanët e vjetër, që u pasuruan me paratë e popullit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në tubimin elektoral të subjetit politik të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Dardanë, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë politikanët e vjetër që i kanë bërë dëme vendit duke u pasuruar me paratë e popullit.
“ Partitë opozitare po tentojnë të duken si parti të reja, thuajse nuk kanë qenë asnjëherë në pushtet. Ani se kanë qenë më shumë se njëzet vjet. Herë vet e herë bashkë më njëra tjetrën. Qyetetarët nuk do t’i harrojnë politikanët e vjetër të pushtetevë të kaluara që i bënën aq shumë dëme vendit e që pozitën e keqpërdorën për të bërë pasuri me paratë e popullit”, ka thënë Albulena Haxhiu në fjalimin e saj në Dardanë.
Haxhiu, tutje ka thënë se data 9 shkurt nuk është vetëm një datë e zgjedhjeve por edhe dita kur do të vendoset përfundimisht për subjektin më të mirë politik në vend.
Rruga Press