Lajme

Haxhiu: Me qeverinë tonë s’do të ketë raste ku aktivistëve politikë do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, teksa  ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit, në pesëvjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit, tha se në qeverinë ku ajo është pjesë  nuk do të ketë raste ku aktivistëve politik do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë!

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

5 vite pa Astrit Deharin!

Sot, së bashku me kabinetin tim, nderuam jetën dhe veprën e aktivistit politik Astrit Dehari.

Ndonëse kanë kaluar 5 vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin!

Qeveria jonë është duke punuar për reforma të thella në drejtësi. Këto reforma të thella do të garantojnë drejtësi për vrasjet politike si dhe vrasjen e Astrit Deharit!

Me qeverinë tonë nuk do të ketë raste ku aktivistëve politik do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë!

Shteti i së drejtës është synimi yni dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!

Lexo më shumë  Pas shumë vitesh ndarje, Isa Mustafa mbështet Vjosa Osmanin: Ajo veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *