KryesoreLajme

Haxhiu: Kur kërkuam shkarkimin e Llabanit, na u tha se po ndërhyjmë në pavarësinë e gjyqësorit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas tërheqjes së presidentes Vjosa Osmani nga kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të caktimit të Radomir Llabanit si gjyqtar raportues. Ajo ka kujtuar përpjekjet e hershme të Vetëvendosjes për të ndaluar emërimin e Llabanit dhe për të kërkuar shkarkimin e tij për shkak të së kaluarës kriminale.

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij. Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte ‘ndërhyrje në pavarësinë e tyre’”, ka shkruar Haxhiu në një postim.

Presidentja Vjosa Osmani të martën njoftoi tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, pasi që gjyqtari serb Radomir Llaban ishte caktuar si raportues i çështjes.

Lexo më shumë  “Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për diplomacinë dhe lidershipin

“Tërheqja e kësaj kërkese është e domosdoshme. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona që, sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë atë”, deklaroi Osmani në një konferencë për media.

Presidentja tha se, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë nga vitet 2018, 2021 dhe 2024, Radomir Llaban është identifikuar si një person që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe është përfshirë në veprimtari që dëmtojnë rendin kushtetues të vendit.

Lexo më shumë  Konjufca pret Ambasadorin gjerman Rudolph: Gjermania mbështet zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane në Kosovë
YouTube player