KryesoreLajme

Haxhiu kritikon Supremen: Shtuan diçka që nuk ekziston në ligj

E propozuara për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës së 48-të konstituive, duke komentuar gjithashtu vendimin e Gjykatës Supreme për udhëzimin administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, për arkën fiskale.

Haxhiu vlerësoi se vendimi i Supremes është i paqartë dhe përmban elemente që nuk janë të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

“Po thuhet se ministri në detyrë nuk ka të drejtë të nxjerrë udhëzime administrative. Por, edhe nëse do të ishte kështu, ministri Murati e ka bërë betimin më 19 prill, ndërsa udhëzimi është nënshkruar më 15 prill. Janë dy-tri ditë përpara,” deklaroi Haxhiu.

Sipas saj, situata është e paqartë dhe e pashembullt, pasi siç tha, “Gjykata Supreme ka shtuar diçka që nuk ekziston në Ligjin për Qeverinë.”

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Deklarata e Haxhiut vjen në një kohë kur vendimet gjyqësore dhe zhvillimet politike janë duke u ndërlidhur ngushtë, duke ndikuar në ecurinë e formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player