KryesoreLajme

Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kryeministrit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur se cili është ish-kryeministri të cilin e kanë intervistuar prokuroria në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo është pyetje për Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe se ai duhet të tregojë, meqë sipas ministres e di shumë mirë.

“Nuk mendoj që është në rregull, që një përgjigje që duhet ta merrni nga Blerim Isufaj, ta kërkoni nga unë. Blerim Isufaj e di shumë mirë, se kush nga prokurorët kanë shkuar në zyrën e kryeministrit. Por s’flet për këtë. S’është korrekte dhe nuk është e drejt ndaj meje që të insistoni që një përgjigje nga unë që s’po mund ta merrni nga Blerim Isufaj. Blerim Isufaj e di, ata prokuror, disa janë aty, disa janë larguar sepse janë kërcënuar dhe e kanë lëshuar Kosovën”, ka shtuar Haxhiu.

Lexo më shumë  Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

“Ju lutem që të insistoni që të merrni përgjigje që janë të rëndësishme për qytetarët dhe Blerim Isufaj duhet ta japë këtë përgjigje, sepse thotë që s’ka informacione, por e di shumë mirë”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player