Haxhiu i tregon ndryshimet për provimin e jurisprudencës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Komisioni për provimin e jurisprudencës, ka bërë punë të mirë, dhe se për herë të parë, nuk ka pasur asnjë presion apo ndërhyrje nga Presidenca, kryetari i Kuvendit apo Qeveria.
Haxhiu theksoi se tani është koha e fundit që provimin ta kalojnë njerëzit që e meritojnë.
“Provimi do të organizohet tre herë brenda një viti. Komisioni i raporton Ministrisë së Drejtësisë në secilin afat të provimit. Komisioni do të bëhet nga juristë të diplomuar që e kanë dhënë provimin e jurisprudencës dhe të kenë tetë vite përvojë profesionale”, deklaroi Haxhiu.
Ajo tha se kohëzgjatja e provimit do të kalojë nga 5 orë në 4, nën arsyetimin se është kohë e mjaftueshme.
“Monitorimi është i rëndësishëm edhe gjatë fazës së provimit. Ne i kemi bërë thirrje shoqërisë civile, organizatave, mediave që ta monitorojnë këtë proces.”/koha/
RrugaPress

