Lajme

Haxhiu: EKOJUST- trashëgimi për institucionet e drejtësisë

Konferenca përmbyllëse e Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtorisë në Kosovë – EUKOJUST, ka të bëjë, mes tjerash, me rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në sistemin e drejtësisë dhe në reformat tjera përkatëse.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në këtë konferencë ka folur për aktivitete në sektorin e drejtësisë të mbështetura nga ky program me qëllim të përmbushjes së objektivave specifike dhe të përgjithshme, duke i adresuar zbrazëtirat në kapacitetet e burimeve njerëzore dhe në rregullimin e brendshëm struktural, si dhe në institucionet tjera përfituese nga ky program.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

“Në këtë drejtim është punuar shumë duke pasur parasysh nevojat e institucioneve për mbështetjen, që padyshim do të ketë ndikim në përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit konform planeve dhe objektivave të përcaktuara”, deklaroi Haxhiu.

Ajo më tej tha se mbështetja e EUKOJUST është e madhe dhe u shpreh mirënjohëse për vazhdimin e projektit për gjashtë muaj të tjerë, duke u bazuar në kërkesën nga Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Ministrja Haxhiu, mes tjerash, falënderoi delegacionin e BE-së edhe Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për angazhimin e tyre në këtë projekt, duke shtuar se këto rezultate të përbashkëta do të jenë trashëgimi për gjyqtarët, prokurorët dhe për institucionet e drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player