Lajme

Haxhiu: Drejtësia për viktimat e masakrës së 3-4 shkurtit ende mungon

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar në 22-vjetorin e masakrës së 3-4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 qytetarë civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Ajo ka thënë se në natën e 4 shkurtit, 1600 familje e 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

Lexo më shumë  Kurti: Aty ku udhëheqin gratë, jeta është më e drejtë e më e mirë

“Kjo masakër është dëshmi e asaj se krimet kundër shqiptarëve vazhduan edhe pas përfundimit të luftës. Dy dekada pas luftës, drejtësia për viktimat e kësaj masakre ende mungon përderisa familjet e dëbuara ende nuk kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e të gjitha familjeve të viktimave të cilat ende nuk kanë arritur të marrin drejtësinë e merituar, përderisa mbetemi të përkushtuar në sjelljen e drejtësisë për ta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Rruga Press

YouTube player