KryesoreLajme

Haxhiu: Do të jem sërish unë emri i propozuar për kryekuvendare

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të jetë sërish emri i propozuar nga Vetëvendosje për pozitën e kryetares së Kuvendit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Haxhiu tha se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin.

“Së pari më lejoni të falënderoj 57 deputetët që më mbështetën. Duhet të jenë 61 vota për ta zgjedhur kryetarin. Seanca u pezullua dhe u caktua ajo e radhës brenda 48 orëve, sepse Kuvendi nuk konstituohet pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Ne ishim gati të vazhdonim me procedurat, por opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeti propozimin e LVV-së,” tha ajo.

Lexo më shumë  'Reporterët pa Kufij' apo me kufij ideologjik: Një vështrim kritik mbi objektivitetin dhe vlerësimet e njëanshme (të porositura)

Haxhiu konfirmoi se edhe në seancën e ardhshme, Vetëvendosje do të propozojë të njëjtin emër – atë të sajin.

Në dy votimet e mbajtura deri tani, Haxhiu ka marrë nga 57 vota, katër më pak se numri i nevojshëm për ta siguruar pozitën.

YouTube player
sqhrenfrdeit