KryesoreLajme

Haxhiu: Dihet emri i kryeministrit të ardhshëm, është Albin Kurti

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se emri i kryeministrit të ardhshëm, duke shtuar se “Albin Kurti do të jetë kryeministër”.

Ajo para mediave tha të martën se qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, por shtoi se mund ta bëjnë edhe partitë opozitare.

“Ajo që dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti e qeveria e ardhshme së shpejti do të bëhet. Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, por mundet edhe opozita ta bëjë si e vetme”, ka thënë Haxhiu.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Më 15 prill do të mbahet seanca e parë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Rruga Press

YouTube player