Haxhiu dhe Sveçla në Leposaviq
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, kanë vizituar të enjten komunën e Leposaviqit.
Siç bëri të ditur Haxhiu, ajo me Sveçlën vizituan stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës.
“Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Rruga Press