KryesoreLajme

Haxhiu: 41 gra dhe vajza në listën e LVV-së — fitorja do të jetë edhe e tyre

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se gratë dhe vajzat e angazhuara në këtë subjekt politik “kanë ndryshuar përgjithmonë politikën në Kosovë”, duke theksuar rolin e tyre vendimtar në thyerjen e barrierave dhe rritjen e përfaqësimit gjinor.

Në një postim të saj, Haxhiu ka potencuar se LVV edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit hyn me “listën më të balancuar gjinore”, duke garantuar pjesëmarrjen më të lartë të grave në garë që nga fillimi i secilës palë zgjedhjesh.

Lexo më shumë  Kjo është lista e LVV-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sipas saj, në listën e LVV-së për këto zgjedhje janë të përfshira 41 gra dhe vajza, që përbëjnë rreth 40% të listës. Ajo i ka përshkruar ato si profesioniste, të ndershme, të guximshme dhe të zonja, me kontribute nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se subjekti është krenar me këtë përfaqësim, duke e cilësuar listën si “listë që e çon vendin përpara”. Ajo ka bërë thirrje që përkrahësit e LVV-së të mbështesin gratë kandidate dhe të votojnë listën e Lëvizjes më 28 dhjetor.

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

“Fitorja do të jetë e Lëvizjes, do të jetë e vajzave dhe e grave”, përmbylli ajo.

YouTube player