KryesoreLajme

Haxhiu: 2.5 milionë euro për projektet e organizatave që merren me çështje sociale dhe familjare

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kët vit do të ndahen 2.5 milionë euro për projektet e organizatave që merren me çështje sociale dhe familjare.

Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja publike për mbështetjen financiare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Lexo më shumë  Prokuroria e Bosnjës kërkon pesë vjet burgim për Dodikun dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet

“Këtë vit, mbështetja financiare për OJQ-të është 2.5 milion € apo 184% më e lartë se në vitin 2020, ku buxheti për këto shërbime ka qenë 880 mijë €”, thuhet në postimin e saj.

Rruga Press

YouTube player