Lajme

Harun Hondozi zë vendin e parë në botë për matematikë në garat ndërkombëtare në Dubai

Harun Hondozi ka zënë vendin e parë në matematikë në garat ndërkombëtare në Dubai.

Këto gara janë organizuar nga Akademia Brainobrain International 2023, në kuadër të Brainobrain Kosova.

Harun Hondozi është nxënës i klasës IV/5 në shkollën “Dardania” në Prishtinë. Ai garoi në nivelin e 5- të, duke u shpallur kampion në kategorinë e tij.

Haruni kishte konkurrencë të madhe, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës.

Lexo më shumë  Kapet kamerë ilegale në Leposaviq, ishte vendosur në një shtyllë elektrike

Shkolla fillore “Dardania”, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka thënë se krenohet me Harunin, dhe nxënësit e tjerë që arritën rezultate të jashtëzakonshme në garat ndërkombëtare.

Se në shkollën tonë është duke u bërë një punë e madhe në arritjen e rezultateve të parapara kjo po dëshmohet edhe në garat ndërkombëtare ku nxënësit tanë po tregojnë rezultate të larta”.

“Në garat ndërkombëtare në Dubai, nën organizimin e Akademisë Brainobrain International 2023, në kuadër te Brainobrain Kosova, Harun Hondozi nxënës i klasës IV/5 të shkollës Dardania mori pjesë duke garuar në nivelin e 5- të, dhe fitoi vendin e parë në këtë kategori duke u shpallur kampion  në kategorinë e tij, në një konkurrencë të lartë, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës”.

“Krenohemi me aftësitë e shumta që fëmijtë tanë po i tregojnë kudo në botë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

YouTube player