Bota

(Harta) Përparimet e Ukrainës në kundërofensivë, Rusia humb 4000 km katrorë për një javë

Më 6 shtator, Ukraina filloi kundërsulmimin e saj dhe megjithëse e paralajmëruar dhe e shumëpritur, u duk se e befasoi Kremlinin me shpejtësinë e saj.

Përparimi nga forcat ukrainase, të mbështetura nga armët perëndimore, ka bërë që Rusia të tërhiqet nga pozicionet e vijës së parë.

Kjo hartë tregon se sa territor është rikuperuar nga data 4 Shtator 2022, deri sot më datën 5 Tetor 2022.

Media e pavarur ruse Agentstvo ka llogaritur se Ukraina ka çliruar mbi 4000 kilometra katrorë territor vetëm gjatë javës së fundit.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Kundërofensiva ka shënuar fitoret më të rëndësishme për ushtrinë ukrainase që kur ata mposhtën përpjekjen ruse për të pushtuar kryeqytetin, Kiev, në mars të këtij viti.

Gjatë fundjavës qyteti lindor Lyman u rimor, pasi forcat ruse u tërhoqën për të shmangur rrethimin e plotë nga trupat ukrainase, kurse në jug të Ukrainës forcat ukrainase kanë rimarrë shumë fshatra në rajonin e Khersonit gjatë ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale

Agentstvo raportoi në Telegram se: “Që nga mesi i javës së kaluar, ushtria ruse ka braktisur pothuajse plotësisht territoret e pushtuara në rajonin e Kharkivit, është tërhequr nga Lymani dhe gjithashtu ka filluar të humbasë shpejt terren në veri të rajonit Kherson.

“Në tërësi, Rusia ka humbur kontrollin mbi më shumë se 4000 kilometra katrorë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *