KryesoreLajme

(Harta) Greqia sytë nga Joni, këto janë gjashtë zonat ku do të bëhet kërkimi i gazit

Qeveria e Greqisë ka publikuar zonat ku do të kryhen kërkime për gazin natyror në zona të ndryshme të vendit, ku shtrihen edhe në detin Jon.

Kyriakos Mitsotakis dha sot dritën “jeshile” për përshpejtimin e kërkimeve për nxjerrjen e gazit natyror. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis  vendosi si synim të qartësojë imazhin e ekzistencës së vendburimeve të mundshme të gazit natyror në Greqi deri në fund të vitit 2023.

“Nuk jemi të sigurt – është e mundur që në bazë të studimeve paraprake të ketë sasi të konsiderueshme, si në tokë ashtu edhe në det”, tha kryeministri i Greqisë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Fokusi i kërkimeve është në fushat e gazit në det të hapur dhe jo në rezervat e naftës apo “parcelat” në tokë, me  synimin për të përshpejtuar modelimin e vendeve të rajonit si Egjipti,  i cili ka zbatuar procedura të shpejta si për kërkimin ashtu edhe për fillimin e prodhimit të hidrokarbureve.

Sipas Kyriakos Mitsotakis, kërkimet kanë të bëjnë me gjashtë fusha. Njëra është në zona tokësore, dhe pesë të tjerat në zonat detare. Në Jon, në Gjirin e Qiparisisë dhe në Kretë.

Greqia vijon prej vitesh kërkimet në Jon, shumë pranë ujërave të diskutueshme me Shqipërinë, madje ka dhënë edhe licenca kërkimi dhe shfrytëzimi për disa kompani, megjithatë sipas Mitsotakisit kjo nuk mjafton.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Pak ditë më parë, “Reuters” raportoi se Greqia kishte licencuar një tjetër kompani për të kërkuar naftë dhe gaz në Jon.

Gjithçka pritet të ndodhë në ujërat pranë Shqipërisë, ndërsa dy vendet janë në Hagë për territorin ujor përballë Sarandës dhe Himarës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *