BotaKryesore

HARTA/ Britania e Madhe: Rusia po planifikon sulm nga 7 drejtime ndaj Ukrainës

 Britania e Madhe pretendon se Rusia jo vetëm që nuk ka tërhequr forcat e saj të armatosura nga kufiri me Ukrainën, përkundrazi po përgatit një sulm të mirëorganizuar ushtarak nga 7 pika ndaj fqinjit të saj. Ministria e Mbrojtjes britanike ka publikuar një informacion në faqen e saj zyrtare në “Tëitter”, ku paraqet 7 drejtimet nga njësitë e armatosura ruse mund të vërshojnë drejt Ukrainës.

Lexo më shumë  Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit

Jo vetëm kaq, por Londra thekson se gjysma e forcave ruse ndodhen në kufirin ruso-ukrainas.

Sipas hartës, kryeqyteti Kiev do sulmohet nga 3 drejtime nga veriu i Ukrainës, 3 ofensiva do kryhen në lindje dhe një nga jugu.

Perëndimi prej ditësh akuzon Moskën se po mashtron me pretendimet se ka larguar një numër forcash ushtarake nga kufiri me Ukrainën, madje po planifikon në fshehtësi sulmin dhe pushtimin e vendit.

Lexo më shumë  Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtësisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *