Sport

Harry Kane drejt Manchester City-t për 187 milionë euro

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, sipas mediave britanike është gati të shitet te kampionët e Premier League, Manchester City.

Sipas tabloiditi “The Sun”, Kane është i vendosur dhe me dëshirën e tij kërkon largimin nga Tottenham, pasi oferta për të nga Citizens arrin shifrën e 187 milionë eurosh.

Numri 1 i Spurs, Daniel Levy ka rënë dakord të lejojë Kane të bashkohet me një prej rivalëve të tyre në kampionat dhe ky është një vendim që e kthen pas atë, sepse asnjëherë më parë nuk kishte pranuar largimin e një prej lojtarëve kryesorë.

Një tjetër media e përditshme britanike shkruan se Levy i telefonoi Kane dhe vëllait të tij që është njëkohësisht agjenti i tij, Charlie, për t’u thënë atyre se ai kishte ndryshuar mendim për ta lejuar atë të largohej vetëm në një klub në Evropë jashtë Premier League, por ka qenë vetë sulmuesi ai që ka këmbëngulur për transferimin tek City.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *