BotaKryesore

Harrisi ia bën të qartë Netanyahut se lufta në Gaza duhet të marrë fund

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris – e cila pritet të jetë kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit – ka zhvilluar bisedime “të sinqerta dhe konstruktive” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Me një ton më të ashpër se presidenti Joe Biden, Harris ka thënë se ajo i bëri të qarta “shqetësimet e saj serioze” për viktimat në Gaza, duke i thënë Netanyahut se mënyra si Izraeli e mbron veten ka rëndësi.

Lexo më shumë  Sveçla njofton se janë rihapur për qarkullim pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak

“Është koha që kjo luftë të përfundojë”, ka theksuar ajo pas bisedimeve të tyre ballë për ballë në Shtëpinë e Bardhë.

Harris theksoi gjithashtu nevojën për një rrugë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Një ditë më parë Netanyahu mbajti një fjalim në Kongresin amerikan nga ku u zotua për “fitore të plotë” kundër Hamasit, teksa mijëra protestues pro-palestinezë protestuan jashtë.

Lexo më shumë  Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Kryeministri izraelit përballet me presion si në vendin e tij ashtu edhe jashtë që t’i japë fund luftës në Gaza që tashmë ka hyrë në muajin e nëntë.

Rruga Press

YouTube player