KryesoreLajme

Hargreaves takohet me Haxhiun, mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me Kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu, më 23.02.2026.

Ai ka shkruar se e ka uruar Haxhiun në zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit.

“Kam mirëpritur progresin e shpejtë që Kuvendi ka bërë në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin për vitin 2026”- ka shkruar mes tjerash Ambasadori Hargreaves.

Në këtë takim, sipas Ambasadorit është folur edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Mezi presim të kemi bashkëpunim të ngushtë mes Kuvendeve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”- ka shkruar Hargreaves.

Lexo më shumë  Këshilli i Mandateve/ SPAK nxjerr sms, të fortët kërcënuan dëshmitarët për Ballukun

Jonathan Hargreaves në nëntor 2023 është emëruar ambasador i ri Britanisë së Madhe në Kosovë, duke zënë vendin e paraardhësit të tij, Nicholas Abbott.

Detyrën e kishte marrë tek në vitin 2024.

Hargreaves para se të marrë këtë detyrë ka qenë Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë, nga viti 2020.

Ai paraprakisht, nga viti 2017 deri në vitin 2020, ka qenë i angazhuar si zëvendësdrejtor në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), në divizionin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Kurse nga viti 2014 deri në 2017-tën, Hargreaves ka qenë shef i Departamentit të Qeverisjes, Shoqërive të Hapura dhe Kundër Korrupsionit.

Lexo më shumë  Hungaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Rusisë/ Kallas: Nuk arrihet miratimi i paketës së re!

Angazhimet e Hargreaves përfshinë edhe rolin e tij si Shef i Zyrës dhe Shef i Programit Palestinez të DFID dhe zyrtar në Komisionin Europian në Bruksel.

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës më 11.02.2026.

Në mandatin e kaluar qeverisës, ajo ka qenë ministre e Drejtësisë.

Gjatë vitit 2025, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Haxhiu ishte propozuar disa herë të zgjidhet Kryetare e Kuvendit nga LVV, por që kishte dështuar të zgjidhet. Në vend të saj ishte zgjedhur Dimal Basha, tashmë ministër i Infrastrukturës.

YouTube player