KryesoreLajme

Hargreaves nga Brukseli: Takime me aleatët për të ardhmen e Kosovës në NATO

Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka bërë të ditur nga Brukseli se ka zhvilluar takime me aleatët e NATO-s lidhur me të ardhmen e Kosovës në këtë aleancë.

Ai njoftoi se gjatë kësaj jave ka qëndruar në selinë e NATO-s, ku ka diskutuar me përfaqësues të vendeve aleate për çështje që lidhen me Kosovën dhe sigurinë rajonale.

Lexo më shumë  Ukraina hap fabrikën e dronëve në Britani, nis procesi i parë i prodhimit

Hargreaves theksoi rëndësinë që NATO ka për qytetarët e Kosovës, duke rikujtuar rolin e Mbretërisë Bashkuar dhe duke konfirmuar vazhdimin e angazhimit britanik në kuadër të KFOR-it edhe për tre vjet të tjerë.

Ambasadori shtoi se Britania e Madhe do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe kolegët tanë kosovarë për të siguruar që Kosova mund të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë evropiane”, tha ai.

Lexo më shumë  Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë
YouTube player