KryesoreLajme

Hargreaves: Me Gërvallën diskutuam për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar për takimin që pati me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka folur më Gërvallën për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët.

Postimi i plotë:

Lexo më shumë  Deklaratat e Ramës/ Bushati: Tregoi se i ka shpallur mbrojtje hajdutëve përballë SPAK-ut

Sot pasdite e urova Ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz për rolin e saj të ri dhe diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara dhe të japë rezultate për qytetarët.

Gjithashtu folëm për vazhdimin e bashkëpunimit në luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin – që mbetet një prioritet për Mbretërinë e Bashkuar – si dhe për punën e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të sektorit të drejtësisë.

Lexo më shumë  Tri huqje kardinale të Vjosa Osmanit në vetëm 5 minutat e para te intervista mbrëmë
YouTube player