KryesoreShëndetësi

Hapi gjigant në mjekësi: Syri bionik që i jep fund verbërisë

Studiuesit në Universitetin Monash të Australisë kanë zhvilluar syrin e parë bionik plotësisht funksional në botë, që konsiderohet si pajisje revolucionare e krijuar për t’u kthyer shikimin personave që janë plotësisht të verbër.

Pajisja, e quajtur Gennaris Bionic Vision System, anashkalon nervat optikë të dëmtuar duke përdorur një kamerë të vendosur në një headset, e cila transmeton sinjale drejtpërdrejt në tru përmes mikro-implanteve në korteksin vizual.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Kjo teknologji e bën të mundur që personat që kanë humbur shikimin për shkak të dëmtimit të nervave apo lëndimeve ( jo vetëm nga sëmundjet e retinës) të rikthejnë një nivel shikimi.

Rezultatet e para treguan se pjesëmarrësit arritën të identifikojnë forma, modele dhe të lundrojnë mes pengesave, duke përmirësuar ndjeshëm pavarësinë dhe cilësinë e jetës.

Edhe pse sistemi ende nuk kthen shikimin natyral, ai përfaqëson një hap gjigant përpara në trajtimin e verbërisë.

Lexo më shumë  Kamberi uron Kurtin: Qeveria e re do ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj përmes dialogut me Serbinë

Me provat klinike që pritet të fillojnë në Melburn, kjo risi mund ta bëjë një ditë verbërinë një gjendje të trajtueshme në mbarë botën, duke u dhënë miliona njerëzve mundësinë të shohin sërish.

Rruga Press

YouTube player