Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, pritet të përfundojë brenda 30 muajve
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontraten për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, e cila pritet të përfundojë brenda 30 muajve.
Vitia ka thënë se me këtë tashmë është hapur rruga për ndërtimin e kësaj qendre dhe se pas shumë sfidave, ministrisë i është dhënë drita e gjelbër për vazhdimin e punimeve.
“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka thënë Vitia.
Rruga Press

