Hapet rruga drejt Sarandës, shkurton udhëtimin në 3 orë
Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës është hapur të shtunën.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.
Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës.
Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke evituar rreth 45 minuta rrugë.
Rruga Press