Hapet restorant në Shëngjin, kushtuar kryeministres Meloni, që do i hedhi emigrantët nga ana tjetër e detit dhe Evropës
Një restorant kushtuar kryeministres italiane Giorgia Meloni është hapur në afërsi të një kampi në Shqipëri, ku do të shqyrtohen kërkesat për azil për personat që dëshirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian – plan i promovuar nga kryeministrja e ekstremit të djathtë, shkruan “The Guardian”.
“Trattoria Meloni”, restorant ushqimesh deti në portin verior të Shëngjinit, u hap nga Gjergj Luca, pronar restorantesh i afërt me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Restoranti është i mbushur me 70 portrete të Melonit, e cila udhëheq partinë “Vëllezërit e Italisë”, një parti me origjinë neofashiste. Portretet kanë Melonin e qeshur, Melonin serioze, Melonin e zemëruar dhe Melonin si fëmijë, adoleshente dhe politikane.
Meloni dhe Rama hartuan planin e migracionit verën e kaluar, të cilësuar nga shoqatat e të drejtave të njeriut si të paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, por i miratuar në heshtje nga BE-ja.
Meloni vizitoi qendrën e Shëngjinit në qershor, para se të hapej restoranti. Është një nga dy qendrat që pritet të fillojnë shqyrtimin e kërkesave për azil në javët e ardhshme. Sipas marrëveshjes së financuar nga Italia, emigrantët që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut dhe kapen nga roja bregdetare italiane do të dërgohen në Shqipëri.
Meloni dikur ka thënë se Italia duhet të riatdhesojë emigrantët dhe më pas “të fundosë varkat që i shpëtuan”. Në të kaluarën ajo ka bërë thirrje për bllokadë detare të Afrikës së Veriut.
Megjithatë, qendrat e azilit janë mirëpritur në Shqipëri, vend i zhytur në varfëri, veçanërisht pasi do të kishte fuqi punëtore shtesë.
Ai ka thënë se shpreson që ajo të kthehet për të shijuar ushqimin në restorantin e tij dhe të admirojë portretet e saj, “të cilat zbukurojnë çdo centimetër të mureve të restorantit”.
Të gjitha portretet janë pikturuar nga Helidon Haliti, një artist i njohur shqiptar.
Meloni ishte gjithashtu protagonistja kryesore në një marrëveshje të nënshkruar në korrik të vitit 2023 midis BE-së dhe Tunizisë që nënkuptonte se vendi i Afrikës së Veriut do të merrte miliona euro për të ndaluar largimin e anijeve me emigrantë dhe ato para të investoheshin në biznese dhe arsim me qëllim frenimin e migrimit.
Rruga Press