KryesoreLajme

Hapet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë

Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot, pas një kohe të gjate, po bëhen  pikë kalimet e përbashkëta në Han i Elezit – Bllacë” dhe Glloboqicë – Jazhincë, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Lexo më shumë  Protesta në Durrës/ Qytetarët godasin bashkinë me domate dhe letra higjenike

“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”, tha Kurti.

Kurti tha se vetëm gjatë vitit 2024 pikat kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut i kaluan 5 milionë qytetarë.

Këto pikë kalime kufitare do të ndihmojnë në qarkullimin më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave.

Lexo më shumë  Revoltë nga përmbytjet në Durrës, protestë e madhe para Bashkisë

Kjo është shenjë e bërë në  bashkëpunim në mes dy vendeve. Sipas Kurtit ky hap i pritur kahmot nga qytetarët, është rezultat i punës në mes dy vendeve në mes dy qeverive.

Simbolet e Republikës së Kosovës të vendosura në vendkalimin Bllacë, për hyrje në Kosovë.

YouTube player